Si po përdoren delfinët nga ushtria ruse në Detin e Zi?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mund të tingëllojë si skenari i një filmi aksion ama stërvitja e kafshëve për qëllime ushtarake ka një histori të gjatë dhe është shumë më e zakonshme nga ç’mund të mendohet.

Në fakt është e vërtetë, sipas imazheve satelitore, ushtria ruse duket se po përdor delfinë të trajnuar për të mbrojtur bazën e saj detare në Detin e Zi.

Imazhet e publikuara nga kompania amerikane satelitore Maxar tregojnë dy struktura të ndërtuara në portin Sevastopol në kepin jugor të Krimesë.

Pamje satelitore nga bazat ruse ne Detin e Zi / MAXAR satellite imagery

Rusia thuhet të ketë nisur trajnimin e kafshëve detare për qëllime ushtarake që në vitet 60-të.

Gjatë Luftës së Ftohtë, edhe SHBA dhe Bashkimi Sovjetik kanë konceptuar programe ushtarake për delfinët dhe luanët e detit.

Si përdoren delfinët për operacione ushtarake?

Delfinët mund të komunikojnë me njëri tjetrin me anë të tingujve apo disa fishkëllimave me frekuenca të larta.

Në të njëjtën kohë ato mund të ndjejnë prezencën e objekteve dhe të përcaktojnë distancën prej tyre me anë të një aftësie të njohur si eko-lokacion.

Kjo aftësi i lejon delfinët të çlirojnë valë zanore me frekuenca të larta, të cilat më pas përplasen me objektet në afërsi të tyre dhe kthehen rikoshet duke zbuluar vendndodhjen dhe largësinë e tyre ekzakte.

Delfinë të trajnuar e përdorin këtë shqisë natyrore për të dalluar prezencën e objekteve të ndryshme që mund të jenë kërcënime të mundshme, si minat nën-ujore apo edhe zhytësit e palës armike.

Foto e një delfini duke shënjuar një minë nën ujore / Credits: BRIAN AHO, U.S. NAVY

“Specialistët tanë kanë ndërtuar pajisje të reja të cilat konvertojnë këtë frekuencë të çliruar nga delfinët në një sinjal i cili dërgohet drejt e tek operatorët tanë monitorues,” – tha një burim konfidencial nga ushtria ruse sipas citimit të agjencisë mediatike ruse RIA Novosti.

SHBA i ka përdorur gjithashtu prej vitesh delfinët për të kryer detyra të cilat njerëzit e kanë të pamundur t’i bëjnë, duke nisur nga zbulimi i minave nën-ujore, tek gjetja e objekteve të humbura apo edhe grumbullimi i inteligjencës.

Programi i flotës ushtarake amerikane thuhet se ka shpenzuar mbi $75 milionë dollarë për trajnimin e delfinëve nga viti 2012-2019, sipas Hakai Magazine.

Foto e një delfini duke u stërvitur / Credits: BRIAN AHO, U.S. NAVY

Aftësitë e delfinëve u përdorën nga amerikanët edhe gjatë Luftës së Irakut në vitin 2003.

Dy prej tyre me emrat Makai dhe Tacoma, u stërvitën për të pastruar shtegun që duhet të ndiqej nga anijet humanitare.

Ata identifikuan prezencën e minave dhe vendosën shënjues lehtësisht të identifikueshëm nga anijet që do të kalonin mbi këto ujëra të rrezikshëm.

Sidoqoftë, organizata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve si PETA kanë bërë thirrje kundër këtyre praktikave duke i quajtur ato abuzive.

Në një prej deklaratave të tyre ata thanë se, “Lufta është një sipërmarrje njerëzore dhe ndërkohë që njerëzit dhe partitë politike mund të vendosni nëse ajo është e nevojshme, kafshët nuk mund ta bëjnë dot diçka të tillë.”

LEXONI GJITHASHTU: 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

Qeveria e Kosovës akuzon Listën Serbe se po mbron bandat kriminale

Qeveria e Kosovës vlerëson se Lista Serbe është "sajesë e Beogradit dhe tashmë instrument i saj", dhe se ka “monopolizuar përfaqësimin politik të serbëve...

Kush është Salman Rushdie, shkrimtari që trazoi botën me ‘Vargjet Satanike’

Romancieri me origjinë indiane, Salman Rushdie, i cili u sulmua me thikë ndërsa ishte në skenë në Nju Jork, është kërcënuar me vdekje për...

11 të vrarë nga përleshja e bandës së El Chapos në burg

Të paktën 11 persona janë vrarë pas një konflikti midis anëtarëve të dy karteleve rivale në qytetin kufitar meksikan të Juarez, thanë sot autoritetet. Los...

TË FUNDIT

Qeveria e Kosovës akuzon Listën Serbe se po mbron bandat kriminale

Qeveria e Kosovës vlerëson se Lista Serbe është "sajesë e Beogradit dhe tashmë instrument i saj", dhe se ka “monopolizuar përfaqësimin politik të serbëve...

Kush është Salman Rushdie, shkrimtari që trazoi botën me ‘Vargjet Satanike’

Romancieri me origjinë indiane, Salman Rushdie, i cili u sulmua me thikë ndërsa ishte në skenë në Nju Jork, është kërcënuar me vdekje për...

11 të vrarë nga përleshja e bandës së El Chapos në burg

Të paktën 11 persona janë vrarë pas një konflikti midis anëtarëve të dy karteleve rivale në qytetin kufitar meksikan të Juarez, thanë sot autoritetet. Los...

Tragjedia në Malin e Zi, reagon Abazoviç: Qëndroni afër familjeve të viktimave

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç e ka cilësuar tragjedi ngjarjen në Cetinje, që la pas 11 viktima dhe 10 të plagosur. “U bëj...

Kasa: S’mund të flasim për rritje të madhe të turizmit kur plazhet janë bosh

Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar tha se përkundër shifrave të publikuara nga kryeministri ky sezon turistik është poshtë pritshmërive pas 2 vjetëve...


Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?