Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj ish-gruas së presidentit rus Vladimir Putin dhe të dashurës së tij aktuale.
Lyudmila Ocheretnaya, e cila ishte e martuar me presidentin deri në vitin 2014, dhe ish-gjimnastja olimpike Alina Kabaeva, nuk mund të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe pasuritë e tyre janë të ngrira.
Mbretëria e Bashkuar tani ka vendosur më shumë se 1 mijë njerëz në listën e saj të sanksioneve kundër Rusisë.
Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha se Britania po “shtërngon” rrethin e afërt të Putinit. Ajo shtoi se sanksionet do të vijojnë ndaj të gjithë atyre që ndihmojnë dhe inkurajojnë agresionin e Putinit në Ukrainë.
Truss theksoi se sanksionet kundër Rusisë do të hiqen vetëm kur gjithë trupat e saj të largohen nga Ukraina.
LEXONI GJITHASHTU: