Një ushtar rus i akuzuar për vrasjen e një civili ukrainas të çarmatosur është paraqitur në gjykatën e Kievit ditën e premte, duke shënuar gjyqin e parë për krime lufte që nga fillimi i konfliktit.
Vadim Shishimarin, 21 vjeç, doli para trupit gjykues në kuadër të seancës paraprake, ku u njoh me akuzat që rëndojnë ndaj tij për vrasjen e një 62-vjeçari.
Shishimarin, që konfirmoi se ishte një ushtar rus, rrezikon burgimin e përjetshëm për krime lufte dhe vrasje me paramendim.
Sipas një deklarate të prokurores ukrainase që po merret me çështjen, i pandehuri u porosit nga një oficer i ushtrisë ruse të qëllonte ndaj civilëve.
Ndërkohë, avokati i 21-vjeçarit ka deklaruar se klienti i tij do të deklarohet në një datë të mëvonshme nëse pohon apo mohon akuzat. Gjyqtari i çështjes tha se procesi do të rinisë më 18 maj.
Nga ana e saj, qeveria ruse deklaroi se nuk ka asnjë informacion për gjyqin dhe vazhdimisht ka mohuar përfshirjen e trupave të saj në krime lufte.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lufta Ukrainë-Rusi, Lavrov: BE-ja është aktor agresiv
- Ministria e Jashtme ruse: Me Finlandën në NATO, Rusia nis hakmarrjen