Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto ka njoftuar formalisht të shtunën, presidentin rus Vladimir Putinin përmes një telefonate për aplikimin që vendi i tij ka bërë në NATO.
Vendi nordik ka një kufi dhe historisë të gjatë me Rusinë, do të dorëzojë aplikimin ditët e ardhshme thuhet në komunikatën e zyrës së presidentit finlandez.
“Biseda ishte direktet, shmangia e tensionit ishte e rëndësishme”, i ka Niinisto presidentit rus, thuhet në komunikatë.
Kremlini është përgjigjur se marrëdhëniet mes dy vendeve do të ndikohen negativisht nëse Finlanda ndjek planin për t’u bërë pjesë e NATO-s.
Ai thotë se i ka shprehur liderit rus se qëllimi për anëtarësimin në NATO është forcimi i sigurisë.
Niinisto është president që prej 2021 dhe është një nga liderët e vetëm të Perëndimit që ka pasur dialog të rregullt me Putinin gjatë 10 viteve të fundit.
Kremlini në komunikatë, thotë se Putin i ka kujtuar homologut të tij se largimi i Finlandës nga politikat tradicionale për mbajtjen e një statusi ushtarak neutral mund të jetë një gabim sa kohë vendi nuk ka kërcënime për sigurinë.
Finlanda ndan me Rusinë 1,340 km kufi, hapësira më e gjerë që rusët ndajnë me një vend anëtar të BE-së.
Vendi nordik zbaton neutralitetin që prej humbjes së luftës me Bashkimin Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.
Edhe Suedia ka shprehur interes për t’u anëtarësuar në NATO.