Binjaket refugjate ukrainase fillojnë shkollën në Britaninë e Madhe

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy vajza binjake 5-vjeçare ukrainase, kanë filluar shkollën më pak se një muaj pas mbërritjes së tyre në Britani si refugjate.

Emeli dhe Melani u larguan Ukraina me nënën e tyre Dalia, 46 vjeç, duke lënë babanë e tyre, Oleg në Ukrainë, raporton BBC.

Ata po qëndrojnë në familjen e zonjës britanike Serena Last, e cila u ka hapur dyert e shtëpisë.

Dy vajzat ukrainase së bashku me vajzën e Serenës, Quinn, janë në të njëjtën klasë.

Nëna e vajzave është shprehur se “askush nuk e di” se sa do jenë ditët e qëndrimit të tyre në Britani dhe se çdo mëngjes shikon lajmet me shpresën se lufta do mbarojë.

Burri i saj po trajnohet në qytetin e Detit të Zi, Odessa për të luftuar kundër Rusisë. Dalia tha se i dërgon çdo ditë mesazhe.

Last thotë se është e lumtur që po ndihmon një familje që vjen nga lufta.

Pas vonesave të vizave të binjakeve, Last tha se stresi i saj më i madh është marrja e dokumentave që familja ukrainase të përfitojë ndihma nga shteti, dhe hapja e llogarisë së tyre bankare.

Mësuesi i dy binjakeve është shprehur se është shumë i kënaqur që dy vajzat janë ambientuar shumë shpejt, dhe se përdorte aplikacione përkthimi për shpjegimet e tij mësimore.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Raportet ruso-serbe do dobësohen pas fitores së Perëndimit e Ukrainës, thotë Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se raportet mes Serbisë dhe Rusisë, do dobësohen pasi Perëndimi është i bashkuar dhe Ukraina...

Kamberi: Pa trysni nga ndërkombëtarët, Vuçiç nuk firmos marrëveshje me Kosovën

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi deklaroi se pas një trysni adekuate nga faktori ndërkombëtar, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk do të...

Kamberi: Marrëdhëniet shqiptaro-serbe, varen nga përfundimi i dialogut Kosovë-Serbi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se marrëdhëniet shqiptaro-serbe, varen nga çështja e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Në një intervistë për...

TË FUNDIT

Kriza mbyll teatrot në Hungari, qendrat kulturore s’i mbijetojnë rritjes së çmimeve

Pasi çmimet u rritën në stratosferë, disa teatro në qendrat kulturore të Budapestit vendosën të mbyllin dyert për shkak të dimrit. Mes tyre është...

 Noka: Si nisëm të dyshojmë për Bashën pas fotos 26 mijë dollarëshe me Trump

Deputeti i PD-së Flamur Noka, teksa ka folur për financimet ruse, tregoi dhe se si nisën të dyshonin për Lulzim Bashën pas fotos me...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?