Ish-kampioni i boksit në Ukrainë, Oleg Prudky është vrarë gjatë luftimeve kundër ushtrisë ruse.
Ish-kampioni ishte një prej atletëve që mori armët për luftuar pasi Vladimir Putin nisi pushtimin e vendit të tij.
Dy herë kampioni i Ukrainës, Prudky ishte pjesë e ekipit kombëtar dhe ka marrë pjesë në disa gara ndërkombëtare.
Kur Rusia nisi ndërhyrjen ushtarake, 30-vjeccari u bë pjesë e forcave speciale duke luftuar në rajonin Cherkasy.
Oleg Prudky ishte dy herë kampion i Ukrainës për boksin gjysmë profesionist për peshën e leshtë.
Rreth 6 mijë ukrainas përllogaritet se janë vrarë gjatë konfliktit me Rusinë, përfshirë 256 fëmijë.