Legjenda e futbollit Pele i ka bërë thirrje presidentit rus Putin që të ndalojë pushtimin e tij në Ukrainë, pasi ekipi kombëtar i Ukrainës mundi Skocinë 3-1 në një play-off të Kupës së Botës.
Në një postim në Instagram ai ka shkruar: “Sot Ukraina përpiqet të harrojë, të paktën për 90 minuta, tragjedinë që ka përfshirë vendin e tyre. Të konkurrosh për një vend në Kupën e Botës është tashmë një detyrë e vështirë dhe e pamundur me kaq shumë jetë njerëzisht të cilat janë në rrezik”.
Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Putinit, ai shtoi: “Ndaloni pushtimin. Nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë dhunë të vazhdueshme.”
View this post on Instagram
Fituesi i Kupës së Botës ka rikujtuar takimin e tij në një ndeshje futbolli me lojtarët ukrainas.
“Kur u takuam në të kaluarën dhe shkëmbyem buzëqeshje të shoqëruar me një shtrëngim duarsh të gjatë, nuk e mendoja kurrë se një ditë do të ishim aq të ndarë sa jemi tani. Fuqia për të ndaluar këtë konflikt është në duart tuaja. Të njëjtat që kam shtrënguar në Moskë në takimin tonë të fundit në vitin 2017”.
Pas mposhtjes së Skocisë, Ukraina do të përballet me Uellsin për një vend në Katar.
LEXONI GJITHASHTU: