Zonja e parë ukrainase Olena Zelenska tha se dhënia e territorit ukrainas Rusisë nuk do ta ndalojë luftën.
“Ukrainasit nuk mund t’i pranojnë normalisht të gjitha ato deklarata që ne po dëgjojmë ndonjëherë nga liderët e vendeve, në disa raste liderët e vendeve të mëdha dhe me ndikim. Të heqësh dorë nga një pjesë e territorit, është si të heqësh dorë nga një liri”, tha Zelenska gjatë një interviste me ABC News të enjten.
Ajo përsëriti qëndrimin e bashkëshortit të saj se rajoni i Donbasit, ku Rusia tani ka përqendruar ofensivën e saj, do të jetë sërish ukrainas.
“Edhe nëse do të hiqnim dorë nga territoret tona, agresori nuk do të ndalet me kaq, ai do të vazhdojë të bëjë presion, ai do të vazhdojë gjithnjë e më shumë sulme kundër territorit tonë”, shtoi Zelenska.
LEXONI GJITHASHTU:
- Blinken: Ukraina garanton se nuk do të përdorë armë në territorin rus
- Ukraina nuk planifikon të sulmojë Rusinë, thotë Zelenski