Lituania bllokon transitin drejt Kaliningradit, Moska: E paprecedent

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kremlini e ka quajtur të ‘paprecedent’ vendimin e Lituanisë për të bllokuar transitin e mallrave ruse drejt Kaliningradit. Zëdhënësi Dmitry Peskov u tha gazetarëve të hënën se vendimi është gjithashtu i paligjshëm.

“Vendimi është i paprecedent. Ai shkel çdo rregull. Ne e kuptojmë që kjo rrjedh nga vendimi i Bashkimit Evropian për të zgjeruar sanksionet mbi mallrat e transitit, por edhe kjo është e paligjshme. Situata është komplekse dhe kërkon një analizë shumë të thellë, e cila do të bëhet në ditët e ardhshme”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Autoritetet në Lituani ndaluan kalimin transit të mallrave të sanksionuara nga BE në territorin e tyre, që përfshin të vetmen rrugë hekurudhore mes Rusisë mëmë dhe enklavës së Kaliningradit në detin Baltik. Mes mallrave të ndaluara janë qymyri, metalet, materialet e ndërtimit dhe teknologjia e avancuar.

“Nuk është Lituania ajo që po e bën këtë, por sanksionet evropiane që hynë në fuqi nga 17 qershori. Në këtë pikë, hekurudha informoi klientët e saj se nga kjo datë sanksionohen mallra si çeliku dhe ato derivate të naftës, që nuk do të lejohen të kalojnë përmes Lituanisë”, u shpreh Gabrielius Landsbergis, ministër i Jashtëm i Lituanisë.

Kaliningradi iu mor nazistëve gjermanë nga Ushtria e Kuqe në prill të 1945-s dhe iu dha Bashkimit Sovjetik në fund të Luftës II Botërore. Ai ndodhet mes dy vendeve të NATO-s, Polonisë dhe Lituanisë.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

PS kërkon të kalojë në Kuvend anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Partia Socialiste ka depozituar në kuvend kërkesën për të kaluar nesër në seancë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Pasi u miratua në samitin...

Fyerjet ndaj UÇK, opozita në Kosovë protestë për dorëheqjen e ministrit

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) kërkon dorëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për shkak të deklarimeve të tij për veteranët...

Gjendet i pajetë 85-vjeçari në Divjakë, dyshohet se u mbyt nga djali

Mesditën e sotme është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Remas në Divjakë 85-vjeçarin Dhimiter Stase. Dyshohet se djali i 85-vjeçarit,...

TË FUNDIT

Qeveria pranon mashtrimin me TVSH, Ibrahimaj: Të përfshirë edhe ‘inceneratorët’

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka pranuar se skemat e mashtrimit me tatimin mbi vlerën e shtuar të denoncuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim...

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës

Këtë të mërkurë Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Elbana Lluri duke rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë të...