Norvegjia premton 1 miliard euro ndihmë për Ukrainën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Norvegjia ka premtuar një miliard euro financim për të mbështetur popullin e Ukrainës, njoftoi kryeministri i vendit Jonas Gahr Støre gjatë një udhëtimi në Kiev të premten.

Duke iu drejtuar gazetarëve gjatë një konference të përbashkët shtypi së bashku me presidentin ukrainas Volodimir Zelensky, Gahr Støre tha se duhej “të vinte në Ukrainë për të shprehur solidaritetin e Norvegjisë me popullin e Ukrainës”.

“Unë kam ardhur sot në Kiev për të thënë pas pesë muajsh lufte të tmerrshme se Norvegjia do të zotohet për solidaritet me popullin e Ukrainës. Ne premtojmë një miliard euro në mbështetje për vendin tuaj dhe popullin tuaj për pjesën e mbetur të vitit 2022 dhe për 2023”, tha kryeministri.

Financimi do të përdoret për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të mbështetur përpjekjet e mbrojtjes dhe rindërtimit të Ukrainës, sipas Gahr Støre.

Zelensky falënderoi homologun e tij norvegjez për paketën e mbështetjes, duke thënë se Ukraina vlerëson që ka “miq të vërtetë” pranë.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

109 të arrestuar, 338 nën hetim dhe 41 në kërkim, bilanci i policisë në 1 javë

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e operacioneve të zhvilluara gjatë javës që shkoi dhe kontrolleve të ndërmarra nga policia kufitare dhe ajo rrugore....

Hoqi dhe hodhi në det flamurin turk, arrestohet pushuesi në Gjirin e Lalëzit

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi hoqi me forcë flamurin e shtetit turk nga vendi i rojës detare në Gjirin e...

‘Kurti-Vuçiç do mbajnë përgjegjësi’, BE i kërkon Kosovës e Serbisë të ulin tonet

Bashkimi Evropian ka ftuar liderët politikë në Kosovë dhe Serbi që t’i japin fund menjëherë retorikës nxitëse dhe të veprojnë me përgjegjësi. BE-ja ka shprehur...

TË FUNDIT

2 anije ukrainase drejt Turqisë me 14 mijë tonë drithëra

Ministria e Infrastrukturës në Ukrainë njoftoi se në 24 orët e fundit një anije tjetër me drithëra, e cila mban flamurin e ishujve Barbados,...

Vajzat që sfidojnë talebanët, si arsimohen të rejat afgane përballë guerilasve

Nafesa ka zbuluar një vend të mirë për të fshehur librat e shkollës nga sytë mbikëqyrës të vëllait të saj taleban: kuzhinën, ku burrat...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?