Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha të shtunën se Ukraina ishte përpjekur të godiste objektet ushtarake në territorin bjellorus tre ditë më pare.
Agjencia shtetërore e lajmeve Belta njoftoi se pavarësisht përpjekjeve të gjitha raketat ukrainase ishin kapur.
Lukashenko, i cili nuk dha prova për pretendimin, tha se Bjellorusia nuk dëshiron luftë me Ukrainën, por do të luftojë nëse territori i saj pushtohet.
Ushtria ukrainase nuk ka dhënë ende një koment.
LEXONI GJITHASHTU: