Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka vijuar turin e tij aziatik duke u ndalur në Vietnam, një vend që as e ka dënuar luftën në Ukrainë dhe as ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Gjatë qëndrimit, Lavrov ka vlerësuar pavarësinë e Hanoit zyrtar në vendimmarrje dhe ka kritikuar sërish Perëndimin për armatimin e Ukrainës.
Përmes këtij turi, ministri i Jashtëm rus po përpiqet të nxjerrë Moskën nga izolimi diplomatik dhe të dobësojë sanksionet e vendosura pas pushtimit të Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU: