Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në vendpushimin rus të Detit të Zi, Soçi.
Marrëveshja e sapo përfunduar për zhbllokimin e grurit ukrainas, së bashku me mbështetjen ruse për një ofensivë të re turke kundër forcave kurde siriane do të jenë në axhendë.
Takimi i të premtes mes dy liderëve është i dyti brenda një muaji.
Ankaraja ka shprehur mbështetje për Ukrainën, por nuk ka ndërmarrë sanksione ndaj Moskës.
LEXONI GJITHASHTU: