Jo takimit Putin-Zelensky, Kremlini refuzon propozimin e Erdogan

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nuk ekzistojnë ende kushtet për një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”.

“Një takim i tillë mund të mbahet vetëm pasi negociatorët të kenë përfunduar detyrat e tyre, gjë që deri tani nuk ka ndodhur”, ka thënë Peskov.

Takimi në fjalë ishte propozuar nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, gjatë bisedimeve kokë më kokë të zhvilluara më 5 gusht me kreun e Kremlinit në Soçi.

Ndërkohë, mes Moskës dhe Kievit kanë vijuar akuzat reciproke lidhur me bombardimin e centralit bërthamor në Zaporizhia.

Pala ruse ka akuzuar forcat e armatosura ukrainase se janë përgjegjëse për bombardimin e impiantit më të madh bërthamor në Evropë dhe ka paralajmëruar BE-në se rrezikon të përballet me “pasoja katastrofike”.

“Bombardimi i zonës së centralit bërthamor të Zaporizhias nga forcat e armatosura ukrainase është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe mund të ketë pasoja katastrofike për një territor të gjerë, përfshirë atë evropian”, ka deklaruar më tej zëdhënësi Peskov.

Nga ana tjetër, Kievi ka mbajtur përgjegjëse ushtrinë ruse se ka goditur strukturat e impiantit.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Rama e Manastirliu prezantojnë spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezantoi sot në shoqërinë e Kryeministrit Rama spitalin e ri në QSUT të cilit i janë shtuar 350 shtretër...

Opozita dakordësohet për kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarët e partive aleate, ku u ra dakord që të dalin me kandidatë të...

‘U zgjodh si vegël e qeverisë’, Andi Bushati: Begaj s’është vënë ende në provë

Analisti Andi Bushati deklaroi se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nuk është vënë ende në provë, për të parë nëse ka integritet në vendimmarrje,...

TË FUNDIT

Përfundon takimi, Alibeaj tregon se çfarë i kërkoi presidentit Begaj

Enkelejd Alibeaj, ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit me presidentin Bajram Begaj, takim i cili u zhvillua presidencë. Alibeaj tha se temë diskutimi...

‘Dihet se kush e ka shumicën në PD’, Bushati: Gjykata po sillet në mënyrë skandaloze

Analisti Andi Bushati thotë se çdo shqiptar e di se kush e ka shumicën në Partinë Demokratike. Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati u...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?