Çfarë i bindi rusët të ngrihen më në fund kundër Putinit?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ligje sekrete, protesta masive, grumbullime nëpër kufij, ç’po ndodh në Rusi?

Policia rrahu dhe arrestoi burra dhe gra që dolën në rrugë në mbi 38 qytete në mbarë Rusinë këtë të mërkurë.

Arsyeja kryesore për këtë thuhet se ishte një ligj i miratuar fshehurazi nga Vladimir Putin, sipas të cilit 1 milion rusë të tjerë mund të dërgohen për të luftuar në Ukrainë, raportoi gazeta ruse Novaya Gazeta ditën e enjte.

Nëse kjo është e vërtetë, objektivi është më shumë se 3 herë më i lartë se numri që kishte qarkulluar deri tani [300,000] dhe ka të ngjarë që kjo të përkeqësojë edhe më tej frikën e rekrutimit në mesin e qytetarëve të zakonshëm, të cilët janë përgjigjur duke dalë në protesta masive dhe grumbullime të mëdha njerëzish që duan të largohen nga kufijtë e vendit.

Novaya Gazeta – një gazetë e pavarur ruse që operon jashtë vendit – citoi të enjten një burim të paidentifikuar të Kremlinit që thoshte se numri i synuar prej një milion burrash  rusë është shkruar në pikën 7 të urdhrit të mobilizimit të presidentit Putin.

Zyrtarë të paidentifikuar të Kremlinit thanë se numri ishte rishikuar disa herë dhe se ushtria ruse kishte këmbëngulur që ai të mbetej sekret.

Kjo vjen pasi disa prej protestuesve të arrestuar në Moskë në mitingjet kundër luftës ditën e mërkurë, u është thënë të paraqiten në zyrat e tyre lokale të ushtrisë në formë ndëshkimi.

Mbi 1,300 protestues u morën nga policia në protestat mbarëkombëtare në mbi 38 qytete të mërkurën.

Disa aktivistë të opozitës, përfshirë Kirill Goncharov, anëtar i lartë i partisë Yabloko, publikuan të enjten foton e gazetës me detajet personale dhe datën e emërimit.

‘Njerëzit po ikin në Mongoli’

“Ishte e pritshme që (autoritetet) filluan të përdorin mobilizimin që nga dita e parë për të ushtruar presion mbi protestuesit,” tha Pavel Chikov, kreu i shoqatës Agora të avokatëve të të drejtave të njeriut.

Radhë jashtëzakonisht të gjata për t’u larguar nga Rusia u raportuan gjatë natës dhe të enjten në mëngjes në pikat kufitare – duke përfshirë ato me Mongolinë dhe Kazakistanin në lindje dhe Gjeorgjinë në jug – me qindra makina janë fotografuar teksa prisnin në radhë në një bllokim masiv trafiku gjatë natës.

Mbetet për t’u parë nëse këto protesta do të kenë ndonjë efekt mbi Putinin apo nëse ai do të vazhdojë me implementimin e këtij ligji të ri i cili mund të detyrojë mbi 1 milionë qytetarë të zakonshëm rusë të rrezikojnë jetën duke u nisur drejt frontit të luftës në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU: 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Fitorja e Melonit, senatori italian flet ekskluzivisht në ‘Now’

Liderja e Partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshme. Ajo pritet të jetë kryeministrja e parë femër e Italisë,...

Bushati sulmon Yuri Kim: Hipokrite, po bën diversion brenda opozitës

Analisti Andi Bushati thotë se sjellja aktuale e ambasadores amerikane Yuri Kim karshi ish-presidentit Ilir Meta tregon hipokrizi. Në emisionin Now, në Euronews Albania Bushati...

Bushati: Kim ngazëllehet sot pas Metës, dje s’e linte të përdorte flamurin amerikan

Analisti Andi Bushati u tregua kritik ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim pas takimit që kjo e fundit zhvilloi me Ilir Metën si kryetar i...

TË FUNDIT

Refuzon të shkojë në luftë, burri rus i vë flakën vetes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Ryazan në Moskë. Sipas mediave të huaja, një burrë me origjinë ruse i ka vënë flakën vetes...

Vllaznia humbet në Vlorë, ndeshja vuloset 2 -1 që në pjesën e parë

Flamurtari ka surprizuar në Vlorë teksa në ndeshjen e parë të 116 të finales së Kupës së Shqipërisë mposht 2 me 1 Vllazninë e...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?