English

Putin aprovon Kryeministrin e ri të Rusisë, zëvendësuesi i Medvedev pa profil politik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka përzgjedhur si Kryeministër të ri të vendit një “teknokrat”.  Sa i takon ministrave, përbërja nuk ka ndryshuar shumë, pasi shumë prej tyre do të vijojnë të mbeten në detyrë.

- Advertisement -

Mihail Mishustin, 53 vjeç, pa pothuajse asnjë profil politik do të jetë Kryeministri i ri i Rusisë. Nga ana tjetër, shefi i Kremlinit ka emëruar Andrei Belousov, këshilltarin e tij të ekonomisë që nga viti 2013, si zv.kryeministrin e parë të Rusisë, duke zëvendësuar Anton Siluanov, i cili ka mbajtur këtë detyrë që nga maji 2018.

Putin gjithashtu aprovoi Maxim Reshetnikov, një ish-guvernator rajonal, si ministrin e ri të Ekonomisë së vendit, duke zëvendësuar Maxim Oreshkin.

Kremlini bëri me dije se ministri i Financave, Anton Siluanov, ministri i Energjisë, Aleksandër Novak, ministri i Bujqësisë, Dmitri Patrushev, ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov do të vijojnë të mbajnë detyrën.

Qeveria e re ruse u formua më pak se një javë pasi Putin propozoi disa ndryshime kushtetuese ç’ka shkaktuan një lëkundje në sistemin politik të vendit , duke çuar në dorëheqjen e kryeministrit Dimitri Medvedev së bashku me tërë qeverinë e tij.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?