English

Putin dhe Erdogan arrijnë marrëveshje armëpushimi për Sirinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe homogu i tij turk Recep Tayyip Erdoğan thanë se kishin rënë dakord për një armëpushim në Siri.

- Advertisement -

Putin tha se marrëveshja do i japte fund vuajtjeve të civilëve, por nuk dha të dhëna të tjera.

Dy presidentët u takuan në Moskë me qëllim për t’i dhënë fund luftimeve në Idlib, në Sirinë veriperëndimore.

Edhe pse ata mbështesin dy palë  të kundërta në konflikt, ata thanë se duan të arrijnë në një marrëveshje që përpara se të fillonin bisedimet.

Putin mbështet ofensivën e qeverisë siriane për të rimarrë pikën e fundit që mbahet nga rebelët, ndërsa presidenti Erdogan mbështet forcat opozitare.

Në marrëveshje përfshihet dhe plani për të ndërtuar një korridor sigurie  12 kilometra të gjatë, i cili do të mbikqyret nga trupa ruse dhe turke duke nisur nga 15 marsi.

Putin tha se ai dhe Erdogani kishin arritur në marrëveshje mbi një dokument të përbashkët gjatë bisedimeve në Moskë të cilat zgjatën për më shumë se gjashtë orë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?