English

Presidenti Putin pret kancelaren Merkel në Moskë, situata ndërkombëtare pjesë e bisedimeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mes shumë tensionesh që kanë përfshirë botën, e sidomos me situatën në Lindjen e Mesme dhe raportet me Iranin, presidenti rus, Vladimir Putin, ka pritur në Moskë kancelaren Angela Merkel.

- Advertisement -

Kjo është vizita e parë e kancelares që prej majit të vitit 2018 dhe për më tepër vjen në një kohë kur raportet Iran-SHBA janë të tensionuara.

Irani dhe Libia pritet të jenë në qendër të bisedimeve të tyre, pasi presidenti rus ka ndikim të lartë qoftë në Iran por edhe në krizën në Libi.

Joseph Borrell, përfaqësuesi i politikave të jashtme të BE-së, paralajmëroi për përshkallëzim të situatës në Libi më herët gjatë javës, pas një takimi me ministrat e Jashtëm të BE-së, veçanërisht pas sulmit ajror në një shkollë ushtarake.

Më herë gjatë javës shefi i Kremlinit u takua edhe me homologun turk Erdogan duke bërë thirrje për armëpushim në Libi,

Libia është zhytur në një në krizë të thellë që pas kryengritjes së mbështetur nga NATO, ku u vra dhe diktatori Muammar Gaddafi.

“Politikan i përgjegjshëm”

Përshkallëzimi i tensioneve është një ndër arsyet kryesore të takimit mes Merkel dhe Putin, ka konfirmuar ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas.

Në të njëjtën kohë, liderët europianë janë në bisedime për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin, ku edhe Rusia është firmëtare.

Në fjalën e tij presidenti i ka uruar mirëseardhjen kancelares Merkel dhe ka treguar ndër të tjera dakordësinë mes palëve për problemet e brendshme ekonomike dhe politike e po ashtu edhe për çështjet ndërkombëtare.

Duke iu drejtuar Putin, kancelarja Merkel tha “dua t’ju falënderoj për këtë mundësi, sepse të flasësh me njëri tjetrin është gjithmonë më mirë sesa të flasësh për njëri-tjetrin”.

 

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?