English

Putin: Të parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në kufirin Kirgistan-Taxhikistan

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti rus, Vladimir Putin zhvilloi biseda telefonike të dielën me presidentët e Kirgistanit dhe Taxhikistanit, Sadyr Japarov dhe Emomali Rahmon, duke u bërë thirrje palëve të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm në kufi.

- Advertisement -

Sipas shërbimit të shtypit të Kremlinit, presidentët “diskutuan situatën në kufirin Kirgistan-Taxhik, shkruan agjencia ruse e lajmeve, Tass.

“Putini u bëri thirrje palëve të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm dhe të marrin masa për të zgjidhur situatën vetëm me mjete paqësore, politike dhe diplomatike sa më shpejt të jetë e mundur,” thuhej në njoftim.

Putin konfirmoi gatishmërinë e Rusisë për të ofruar ndihmën e nevojshme me qëllim të sigurimit të stabilitetit në kufirin mes dy vendeve.

Disa ditë më parë, Putin deklaroi se ai dëshiron që lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas tij, Kievi kishte refuzuar negociatat dhe ishte i vendosur në arritjen e objektivave të tij në fushën e betejës.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?