English

Putin vesh kostum me mbrojtje biokimike, takon pacientin me COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti rus, Vladimir Putin, u vesh me një kostum me mbrojtje biokimike teksa hyri në spital për të vizituar një pacient të infektuar me coronavirusin COVID-19.

- Advertisement -

Pamjet i xhiroi një infermiere me telefonin e zëdhënësit të Kremlinit, Dimitri Peskov.

Udhëheqësi rus shihet të takohet me Shefin e Spitalit Komunarka, Denis Protsenko, dhe më pas bisedojnë me një pacient që ka vënë maskë.

Në një video që më pas është postuar nga një televizion rus, REN TV, Peskovi dëgjohet t’i thotë infermieres që ta shkatërrojë telefonin pas filmimit.

Rusia ka njoftuar se ka 495 persona të prekur nga coronavirusi, shifër që është shumë më e ulët se në vendet e tjera europiane. Një grua që ishte prekur nga virusi ka humbur jetën.

Putini ka thënë se situata deri tani është nën kontroll, por shumë mjekë ngrenë pyetjen se sa të vërteta mund të jenë shifrat zyrtare.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?