Mijëra ushtarë ruse po ikin nga lufta në Ukrainë, ndërsa presin rezultatet e aplikimeve të tyre për azil në vendet perëndimore si Gjermania, Franca dhe SHBA.
Mediat e pavarura ne Rusi raportojnë se janë dokumentuar më shumë se 7.300 raste të dezertimit të ushtarëve, braktisje kjo e cila u bë 6-fish vitin e kaluar.
Pas dezertimit, thuhet se ushtarët kanë kontaktuar grupin e drejtuar nga aktivistët ruse në Republikën e Gjeorgjisë, “Get Lost” për t’i ndihmuar.
Në total, grupi ka mbështetur më shumë se 26 mijë ruse që kërkojnë të shmangin shërbimin ushtarak dhe ka ndihmuar më shumë se 520 ushtarë aktive të largohen, gjë e cila që tregon se ushtrisë ruse i ka rënë morali për luftë.
“Natyrisht, propaganda ruse po përpiqet të na shesë një histori që e gjithë Rusia e mbështet Putinin dhe luftën e tij. Por, kjo nuk është e vërtetë”, tha Grigory Sverdlin, kreu i grupit.