English

PZAP gjobit sërish subjektet politike në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lëvizja Vetëvendosje shkaku i pesë ankesave të fundit në PZAP që janë bërë nga subjektet politike, tri nga PDK-ja, një nga LDK-ja si dhe një nga Instituti Demokratik i Kosovës është gjobitur në total me 30 mijë e 500 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje në njërën nga ankesat është gjobitur nga PZAP shkaku i ankesës së LDK-së me 3 mijë euro.

Në arsyetim thuhet se LDK ka vërejtur se kandidati për deputet i LVV Dimal Basha ka postuar në Facebook foto të ish kryeministrit Avdullah Hoti që vjen nga radhët e LDK-së dhe një foto të presidentit serb Aleksandër Vuçiç ku thuhet: “Oferta e 9 shkurtit e përmbledhur me një foto”. Përveç dënimit këtë postim Basha është urdhëruar që ta largoj nga rrjeti social.

Instituti Demokratik i Kosovës është ankuar për Lëvizjen Vetëvendosje duke pretenduar se në një tubim në Gjilan është identifikuar pjesëmarrja e fëmijëve nën moshën 15 vjeç. Më këtë arsyetim Vetëvendosje është dënuar me 3 mijë euro.

PDK gjithashtu është ankuar ndaj gjuhës së kryeministrit Albin Kurti në një tubim në Gjilan. Nga kjo ankesë LVV është dënuar me 5 mijë euro.

Gjithashtu për shkak të një ankese tjetër të PDK-së ndaj LVV-së kjo e fundit u dënua me 15 mijë euro.Shkaku i shkeljes së kodit të mirësjelljes PDK është ankuar sërish ndaj LVV-së dhe kjo e fundit ëshë gjobitur me 4500 euro.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës është dënuar me 10 mijë euro gjobë shkaku i ankesës së LVV-së e cila pretendon se është penguar tubimi i tyre në Skenderaj nga simpatizantët e PDK-së.

PDK është dënuar me 10 mijë euro për shkak të ankesës së LVV-së ku pretendohet se një mbështetës ka ofenduar kryeministrin Kurti.

LDK është dënuar me 2 mijë euro pas ankesës së LVV-së, pasi që është vërejtur baneri i kandidates për deputete të LDK-së Bahrije Hyseni në shtyllën e ndriçimit publik.Edhe AAK-Nisma-Intelektualët është dënuar me 20 mijë euro shkaku i ankesës së LVV-së ndaj këtij koalicioni.

LVV është ankuar se Hajdar Sutaj kryetar i Kuvendit Komunal në Deçan ka postuar një fotografi të ministres së Jashtme Donika Gërvalla duke përdorur fjalë denigruese ndaj saj dhe duke i vendosur një shenjë të X-it mbi fotografinë e saj. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?