English

PZAP-ja gjobit me 3 mijë euro LVV-në

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)  ka dënuar me 3.000 euro partinë në pushtet në Kosovë, Lëvizjen Vetëvendosje, për shkelje të “Kodit të Mirësjelljes” gjatë fushatës zgjedhore.

- Advertisement -

Në vendimin e PZAP-së thuhet se dënimi vjen për shkak të gjuhës fyese që kryeministri Albin Kurti e ka përdorur gjatë një tubimi elektoral më 13 janar në Pejë.

Vendimi vjen pas ankesës së LDK-së të cilën PZAP e ka pranuar pjesërisht.

PZAP ka konstatuar se Kurti ka përdorur gjuhë fyese e dengruese duke nxitur urrejtje ndaj kësaj partie.

“Prandaj, kur na rastis të dëgjojmë ndonjë udhëheqës të ‘Ldkyhit’ që thotë se po i pëlqen populli, populli ka simpati për ta, kjo mi përngjan asaj mizës që thoshte kudo që po shkoj, po më presin me duartrokitje”, tha Kurti më 13 janar gjatë tubimit në Pejë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?