English

Qëllohet me armë në drejtim të makinës së ish-deputetit në Kurbin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Incidenti i ndodhur për dy fletë votimi në KZAZ 15 në Kurbin, të hënën paradite ka vijuar serish ditën e sotme.

- Advertisement -

Fatbardh Ismaili, djali i Islam Ismailit një nga vëzhguesit e BF i cili u përfshi në konflikt ditën e hënë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të ish-deputetit socialist Armando Prenga i cili po udhëtonte me makinë.

Ka qenë vetë Prenga i cili ka njoftuar sallën operative më Kurbin për ngjarjen e ndodhur ku nuk pati të lënduar. Policia ka shpallur në kërkim Fatbardh Ismailin.

Incidenti nisi ditën e hënë teksa numëroheshin votat për kryetar bashkie në Kurbin, ku Islam Ismaili ka qenë një nga vëzhguesit e BF dhe është qëlluar nga vëzhgues të PS, pasi në tavolinën ku po numëroheshin votat, Ismaili pretendonte se dy vota dolën tepër.

Numëruesit donin t’ia kalonin PS për Majlinda Carën, gjë që u kundërshtua nga vëzhguesit e BF. Sipas Islam Ismailit, në moment debati është qëlluar nga një tjetër person, mbështetës i PS.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?