Policia e Divjakës ka arrestuar 50-vjeçarin Shpëtim Konja, i cili pasditen e të martës qëlloi me armë në drejtim të vëllait të tij, Zarif Konja, dhe shtetasit Astrit Godanci.
Uniformat blu bëjnë me dije se nisën gjithashtu një procedim në gjendje të lirë për Godancin, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Shkak për konfliktin mes vëllezërve Konja u bë një çështje pronësie.
Vëllezërit u konfliktuan fillimisht me grushte, por më pas përplasja degjeneroi me përdorimin e armës.
Shpëtim Konja, pasi është dhunuar nga i vëllai dhe shoku i tij Astrit Godanci, ka marrë karabinën dhe ka qëlluar katër herë në ajër dhe drejt automjetit të Godancit.
Nga të shtënat nuk pati të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
“Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, në fshatin Fierseman, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 50 vjeç, për veprat penale ‘Kanosja’, ‘Dhuna në familje’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës’”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kanosën të miturën me publikimin e fotos personale në rrjete sociale, 3 të arrestuar
- Posedonte armë zjarri në banesën e tij, arrestohet 47 vjeçari në Delvinë