English

Qëlloi me kallashnikov me ajër për të kanosur kushëririn, arrestohet 26-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 26-vjeçar është arrestuar në fshatin Jube të Durrësit pasi qëlloi me kallashnikov në ajër për të kanosur kushëririn e tij, pas një konflikti për motive të dobëta.

- Advertisement -

Policia ka mundur të sekuestrojë në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pa leje që disponohej nga 26-vjeçari, 2 krehra dhe 54 fishekë luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

“Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në kuadër të operacionit policor të koduar “Kalibri”, u kap dhe u arrestua shtetasi E. B., 26 vjeç, banues në fshatin Jubë, Durrës.

Shtetasi E. B. ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër, për të kanosur kushëririn e tij, shtetasin M. B., 63 vjeç, me të cilin ishte konfliktuar për motive të dobëta.

Arma e zjarrit kallashnikov që posedohej pa leje nga 26-vjeçari, 2 krehra dhe 54 fishekë luftarak, u gjetën nga Policia dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?