Efektivët e Komisariati të Policisë Nr. 5, arrestuan një 27-vjeçar i cilin ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas konfliktit me një shtetas tjetër.
Në kuadër të operacionit të koduar Momenti u vu në pranga shtetasi F. H., 27 vjeç, banues në Domje, me precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimit.
Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. H., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në ajër, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- EMRI| Vrasje me armë zjarri në Bulqizë, humb jetën 36-vjeçari
- Plagosi me armë zjarri një 40-vjeçar, Policia shpall në kërkim autorin e dyshuar