English

Qëlloi me thikë të moshuarin, dëshmia e vajzës: S’kisha rrugë tjetër, më ngacmoi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Shkodrës po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur të enjten në Vaun e Dejës ku mbeti i plagosur me thikë 68-vjeçari, Zef Paloka.

- Advertisement -

Në lidhje me ngjarjen u arrestua 21-vjeçarja Nikoleta Nikaj, e cila deklaroi përpara bluve të Shkodrës se Paloka kishte më shumë se 1 vit që e ngacmonte dhe tentonte të abuzonte seksualisht me të.

“Prej një viti më ngacmonte në rrugë pasi jemi afër me banesa në të njëjtën lagje. Unë nuk i’a kam kthyer asnjëherë. Mbrëmë më erdhi afër banesës dhe filloi sërish të më ngacmojë ndërsa bëri edhe veprime të turpshme përpara meje. E ndodhur në këtë situatë shkova në shtëpi dhe mora një thikë duke e goditur për t’u vetëmbrojtur pasi nuk kisha rrugë tjetër”, tha ajo.

Ndërsa i pyetur pranë ambjenteve të spitalit rajonal të Shkodrës, 68 – vjecari Zef Paloka ka mohuar akuzat duke thënë se nuk është i vërtetë rrëfimi i 21-vjeçares.

Policia e Shkodrës vijon hetimet ndërsa 21 vjeçarja, Nikoleta Nikaj vijon të jetë në paraburgimin e Shkodrës deri më rivlerësikin e masës së sigurisë .

Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona të afërm të tyre për të parë nëse 21 vjecarja i ka rrëfyer dikujt më parë për ngacmimet nga Paloka i cili vijon të jetë në reanimacionim e spitalit rajonal të Shkodrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×