Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka paralajmëruar se personat që shkelin masat e karantinës nuk do të kursehen, por i ka dhënë leje autoriteteve të qëlloje mbi ta.
Gjatë një dalje televizive, Duterte tha se ishte jetike që të gjithë të bashkëpunojnë dhe të ndjekin masat e izolimit, teksa autoritetet përpiqen të ngadalësojnë përhapjen e sëmundjes dhe t’i kursejnë spitaleve mbipopullimin, në një shtet ku sistemi shëndetësor është i dobët.
Urdhrat e mia janë të qarta: policisë, ushtrisë dhe zyrtarëve të tjerë të qarqeve, nëse hasni probleme, apo raste dhune të cilat rrezikojnë jetën tuaj, qëlloni mbi ta për vdekje,” u shpreh presidenti.
Komentet e tij vijnë pas raportimeve në media të disa problemeve të hasura nga forcat e rendit teksa arrestonin banorë në zonat e varfra të Manilës, të cilët po protestonin për mungesë ndihmash ushqimore nga qeveria.
Ato janë në një linjë edhe me problemet në mesin e komunitetit mjekësor dhe ankesat e disa autoriteteve spitalore që janë ndeshur fizikisht dhe janë diskriminuar, të cilat Duterte thotë se duhet të ndalojnë menjëherë.
Në Filipinë numri i të vdekurve nga coronavirusi është 96 dhe janë 2,311 raste të konfirmuara.