English

Qëlluan ndaj policisë, kush janë grabitësit që ishin kthyer në problem në Tiranë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Klodjan Çypi dhe Kleotild Bardhi, personat që shihni në foto e mëposhtme, përkatësisht 37 dhe 32 vjeç u arrestuan këtë të shtunë nga forcat e komisariatit nr.6, 3 muaj pas tentativës së grabitjes së dështuar në një banesë në zonën e fshatit Prush në Tiranë.

- Advertisement -

Krahas arrestimit të tyre policia bëri me dije se ka shpallur në kërkim dhe një person të tretë, bashkëpunëtorin e tyre.

Kleotild Bardhi

Pasi dështuan të kryenin grabitjen, autorët qëlluan në drejtim të patrullës së policisë, duke rrezikuar jetën e efektivëve të cilët mbërritën në vendngjarje sapo të afërm të pronarëve të shtëpisë pikasën autorët.

Pavarëisht tentativës së forcave të rendit për t’i kapur, autorët mundën të largohen me një automjet tip Audi.

Klodian Çypi

Pas prangosjes së tyre dhe krahasimit të provave dhe pamjeve filmike të cilat policia dhe prokuroria e Tiranës disponon, kanë dalë në përfundimin së këta persona dyshohet të jenë autorë edhe të grabitjes së pikës së argjendarisë në Kamëz më 28 nëntor të 2023, si dhe një biznesi në rrugën Vorë-Tiranë.

Ndaj tyre rendojnë akuzat, “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?