Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në qytetin e Mamurrasit mbrëmjen e kësaj të shtune.
Policia e Kurbinit ka shpallur në kërkim shtetasit Paulor Noka dhe Romario Gjoni, të cilët pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin Shtjefen Ndreka.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në lagjen “Demokracia”, ku pas zënkës autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së Ndrekës.
Policia ka ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU: