Nga 620 persona, duket se në Vranisht janë paraqitur për të votuar vetëm 220 persona.
Një nga anëtaret e komisionit është shprehur se procesi i votimit ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur parregullsi.
Megjithatë ajo që është vënë re është se godina ku qytetarët po drejtohen për të zgjedhur kryebashkiakun e ri të Himarës është krejtësisht e rrënuar e madje ndriçimi mungon.
Anëtarja e komisionit shprehet se të paktën deri në orën 19:00 kur do të të mbyllet edhe procesi i votimit, ka ende diell.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zgjedhjet në Himarë, djali i Fredi Belerit paraqitet në një qendër votimi
- Votim elektronik në 5 qarqe| Kushton 35 mln euro, PS dakord, PD heziton