English

Qëndrim kundër shqiptarëve, Palestina mbështet Serbinë për çështjen e Kosovës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka takuar në Beograd shefin e diplomacisë së autoritetit palestinez, Riyad alMaliki, i cili po qëndron për vizitë në Serbi.

- Advertisement -

Sipas një njoftimi të ministrisë së Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që palestinezët i kanë dhënë Serbisë në organizatat ndërkombëtare, duke mos votuar për anëtarësimin e Kosovës. Daçiç tha se qëndrimi i Palestinës është shumë i vlerësuar në botën myslimane. 

Në njoftim thuhet se shefi i diplomacisë palestineze, Riyad Al Maliki tha se palestinezët nuk do të pranojnë asnjë pozicion që nuk është në përputhje me qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës.

Shteti i Serbisë vijon të intensifikojë fushatën e saj kundër pavarësisë së Kosovës edhe pse shumë vende i kanë bërë thirrje që të distancohet nga këto veprime, që sipas tyre, nuk ndihmojnë aspak në normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

“Serbia do të vazhdojë të luftojë për ruajtjen e integritetit të territorit dhe sovranitetit të saj në vitin 2020, dhe luftën për një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës, si dhe të lobojë për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës”- u shpreh pak ditë më parë z.Daçiç

Ministri serb gjithashtu tha se 20 vende kanë tërhequr njohjen e tyre për Kosovën që kur qeveria serbe filloi fushatën e lobimit kundër saj.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?