Presidenti Ukrainas Volodimir Zelenski falënderon popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj popullit të tij gjatë luftës me Rusinë.
Në video-mesazhin drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Zelenski përmendi Nënë Terezën, të cilën e quajti simbolin e humanizimit në mbarë botën.
“Unë jam mirënjohës që nuk hezitoni të mbështesni askënd, nuk hezitoni këtë do mbështesni. Ju jeni padyshim në anën e lirë dhe se të vërtetës. Faleminderit për hapat konkretë për Ukrainën, për ndihmën e mbrojtjes, për mbështetjen kundër Rusisë, për përkujdesjen që ju bëni fëmijëve tanë, njerëzve tanë. Qëndrimi juaj ndaj popullit të Ukrainës më bën të kujtoj Shën Terezën shqiptare, e cila është kthyer në simbolin e humanizmit në mbarë botën. Ajo mësoi se përpjeket e mira mund të mpshtin të keqen”, u shpreh Zelenski.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Mbyllni portet për anijet ruse, kufizoni turistët’, Zelenski rendit kërkesat
- Zelenski rrëfen mizoritë ruse për shqiptarët
- Zelenski i drejtohet sot me një mesazh Shqipërisë