English

Qeshnin me bombardimet, flet babai i vajzës që preku zemrat e mbarë botës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Babai i vajzës së vogël siriane, e cila theu zemrat e gjithë botës me videon ku shfaqej duke qeshur me zhurmën e bombave, ka folur për mediat duke treguar se si i lindi ideja që ta kthente dramën kësaj lufte të përgjakshme në argëtim për të bijën.

- Advertisement -

Vogëlushja e quajtur Salua ka lindur në mes të luftës. Ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj nëpër vende të tjera, për të tre vitet e jetës ajo ka dëgjuar vetëm zhurmën e bombardimeve ajrore.

Megjithatë, babai i saj, Abdullah al-Muhamed, ka gjetur një mënyrë që vajza e tij të shijojë argëtimin fëminor, edhe mes luftës, duke krijuar një lojë me të bijën me zhurmën e avionëve.

Sipas babait, kur dëgjojnë zhurmën e një predhe që sa vjen e shtohet, ai pyet vajzën nëse është zhurma e një avioni, apo e një predhe. Vajza përgjigjet dhe kur ndodh shpërthimi ata qeshin të dy.

Videoja u bë shumë shpejt virale dhe preku zemrat e miliona personave nga e gjithë bota.

“2 vite më parë, ishte koha e Bajramit, fëmijët po luanin me fishekzjarrë. Njëri prej tyre ndezi një fishekzjarr të madh dhe ai shpërtheu. Vajza u trondit. E mora menjëherë, e nxora në ballkon dhe i thashë të mos ketë frikë, pasi ishin fëmijët që luanin fishekzjarrë. Dy ditë më vonë nisën sulmet ajrore, dhe unë menjëherë i thashë të mos kishte frikë, pasi ishin thjesht fëmijë që luanin me fishekzjarrët”, shpjegon ai.

Si shumë baballarë të tjerë, Al-Mohamed, shqetësohet vazhdimisht për mjedisin në të cilin po rritet Salua dhe nuk është shumë optimist për të ardhmen. Me konfliktin që ka përfshirë vendin për thuajse një dekadë, të gjesh një punë për të ushqyer familjen nuk është aspak e lehtë.

Salua është vetëm një nga fëmijët sirianë që kanë tërhequr vëmendjen e botës. Më 17 gusht të vitit 2016, imazhi i një djalë të vogël që rrnte i heshtur në ambulancë teksa fshinte gjakun nga fytyra u kthye shumë shpejt në simbol të luftës së përgjakshme.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?