English

Qeveria bën bilancin, kryeministri zbulon 7 prioritetet: Rindërtimi i pari. Në 2020 do mbyllim të gjitha sportelet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot kabinetin qeveritar në Golem për të bërë bilancin e qeverisë për 6 mujorin e dytë të vitit që lamë pas si dhe për objektivat e qeverisë për vitin 2020.

- Advertisement -

Mbledhja nisi në orën 09:00 dhe përfundoi në orën 17:00 të pasdites dhe kryefjala e saj siç u shpreh edhe vetë kreu i qeverisë ishte situata e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit dhe nevoja për rimëkëmbjen dhe rindërtimin.

“Kemi pasur një pjesë të rëndësishme për rindërtimin. Besoj se kemi një plan shumë solid për të nisur rindërtimin. Objektivi është që brenda pranverës gjithçka të jetë nisur dhe 6-mujorin e parë, ata që janë në banesa individuale të jenë në një shtëpi të re. Ata do qëndrojnë në sistemin e qirasë deri kur të jeni gati banesat e reja”, – tha Rama.

Në fjalën e tij për mediat kryeministri shpalosi 7 prioritet e qeverisë së tij për 2020, mes të cilave edhe ligji kundër krimit të organizuar dhe KÇK, ndërtimi i kampusit universitar, rruga Thumanë-Rrogozhinë, tuneli i Llogarasë si dhe dixhitalizimi i shërbimeve për qytetarët, çka sipas kreut të qeverisë do të mbyllë të gjitha sportelet brenda vitit 2020, pasi çdo dokument që ju duhet qytetarëve do i sigurohet nga shteti.

 ”Në fillim të janarit do kalojmë aktin që u pengua për shkak të emergjencës, kundër krimit të organizuar dhe KÇK dhe do të vijojmë me paktin për universitetin. Do nisë puna për kampusin universitar, që përfshin Qytetin Studenti, Akademinë e Policisë dhe Akademinë e Arteve, ku do rindërtojmë nga e para gjithë pjesën e ndërtuar pas periudhës italiane. Në 2020 do mbyllim totalisht sportelet. Të gjitha dokumentet që iu duhen qytetarëve do t’i sigurojë shteti”, – tha mes të tjerash kreu i qeverisë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Si e komentoni dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg?