Qeveria ka caktuar pushim edhe të hënën që përkon me datën 27 nëntor, një ditë para Festave të Nëntorit që janë pushim zyrtar.
Sipas urdhrit të firmosur nga zv. kryeministrja Belinda Balluku, administrata nuk do të kthehet në punë të hënën pas fundjavës, por të enjten më 30 nëntor.
Njoftimi:
Në mbështetje te neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Caktimin e ditës së hënë, datë 27.11.2023, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
- Dita e punës, e datës 27.11.2023, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës.
- Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Panelet diellore, qeveria rihap thirrjen për qytetarët: Paguajmë 70% të vlerës
- Deputetja e PD: Qeveria ka censuruar me arrogancë, na janë hequr të drejtat