English

Qeveria e Albin Kurtit shkarkon bordin e ndërmarrjes publike “Telekomi”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me arsyetimin se ndërmarrja nuk ka përmbushur planin e biznesit dhe se drejtorët aktualë kanë lejuar që të bëjnë shpenzime të tepërta, Qeveria e Kosovës ka shkarkuar bordin e ndërmarrjes publike “Telekomi”.

- Advertisement -

“Duke pasur parasysh raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, në faqen 9, 10, dhe 20 deri në 27, qeveria vëren se drejtorët kanë lejuar shpenzime të tepërta, punësime dhe gradime pa kriter si dhe kontrata për mallra dhe shërbime në kundërshtim me mundësitë, nevojat dhe zotimet e ndërmarrjes për ulje shpenzimesh dhe rritje të hyrash”-theksoi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Propozimi u bë nga ministrja e Vetëvendosjes, Rozeta Hajdari, por zëvendës kryeministri, Avdullah Hoti, i cili vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës kishte një propozim shtesë, i cili nuk u mor parasysh në rastin e Telekomit.

 Hoti i kërkoi Hajdarit që të mbledhë dhe komitetin ndërministror për ndërmarrjet publike, si hap i parë për të shqyrtuar raportet e auditorit dhe më pas të vijë me rekomandim te Qeveria, por ministrja e Vetëvendosjes tha se mjafton arsyetimi ligjor i ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Një vendim tjetër që u mor nga qeveri është ai për shkarkimin e  sekretarëve të përgjithshëm të ministrive.

Meqë nga 21 ministri, tani Qeveria ka 15 të tilla, dhe për këtë është ndryshuar dhe rregullorja e punës së ekzekutivit, është marrë vendim për krijimin e listës së tepricës me sekretarët e përgjithshëm të ministrive që preken nga riorganizimi i Qeverisë së Kosovës.

Euronews Albania ka dërguar pyetje në Qeverinë e Kosovës për të marrë përgjigje se cilët sekretarë mbesin dhe cilët kalojnë në listën tepricë dhe se në çfarë pozicione do të caktohen ata, meqë janë staf civil dhe jo politik, por nuk ka marrë përgjigje.

Kabineti i udhëhequr nga Albin Kurti, ndër të tjerash, ka shfuqizuar edhe një vendim të Qeverisë, të marrë në kohën kur ajo udhëhiqej nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Me këtë vendim, ish-zyrtarët e kabinetit qeveritar nuk do të marrin pagë pas përfundimit të mandatit të tyre.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?