English

Qeveria italiane nuk ndalet për emigrantët, Tajani: Do vazhdojmë përpara

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria italiane ka deklaruar se do të vazhdojë projektin e saj për dërgimin e emigrantëve të shpëtuar në det në qendrat e ngritura në Shqipëri.

- Advertisement -

Reagimi ka ardhur pasi vetëm të shtunën, në Itali u kthyen 43 emigrantë që kishin mbërritur në Gjadër ditën e martë.

Zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani ka deklaruar se kontrasti ndaj emigracionit të paligjshëm nuk mund të ndalet.

“Duhet të favorizojmë emigracionin e rregullt, por duhet që në të njëjtën kohë t’i bëjmë kontrast atij ilegal. Ne jemi të bindur se kemi të drejtë, ndaj do të vazhdojmë përpara”, ka thënë Tajani.

Deklarata ka bërë që në vendin fqinj të rindizen polemikat politike. Vetë liderja e opozitës italiane, Elly Schlein ka deklaruar se i ashtuquajturi “Modeli i Shqipërisë” është një projekt i dështuar.

“E kam thënë që në fillim që i ashtuquajturi “Modeli i Shqipërisë” nuk mund të funksiononte. Jam pro një kontrolli të rreptë të kufijve, por kjo bëhet vetëm duke bërë marrëveshje me vende si Tunizia, Nigeri apo Libia”, ka thënë ndërkohë senatori Carlo Calenda.

Edhe eksponentë të tjerë të opozitës italiane janë shprehur se projekti për ngritjen e strukturave për pritjen e emigrantëve në Gjadër ishte një investim i çuar dëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?