English

Qeveria miraton garancinë shtetërore 4 mld lekë për sektorin e industrisë përpunuese

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme detajet e garancisë shtetërore për sektorin e industrisë përpunuese, në vijim të aktit normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2024, ku u parashikua alokimi i fondit prej 4 miliardë lekësh për këtë garanci.

- Advertisement -

Ministria e Financave bëri me dije përmes një njoftimi për mediat se “vlera e Garancisë prej 4 miliardë lekë mbulon deri në masën 70% marrjen e kredive nga sistemi bankar, me një marzh jo më shumë se 1.5% mbi normën bazë”.

“Instrumenti i garancisë shtetërore u mundëson bizneseve të industrisë përpunuese mbështetje financiare përmes kreditimit me kushte lehtësuese, në funksion të realizimit të investimeve për automatizimin e mëtejshëm të linjave të prodhimit, si edhe disponimit të likuiditetit për blerjen e lëndës së parë. Vlera e Garancisë prej 4 miliardë lekë mbulon deri në masën 70% marrjen e kredive nga sistemi bankar, me një marzh jo më shumë se 1.5% mbi normën bazë. Afati i shlyerjes parashikohet deri në 7 vite për kreditë për investim dhe deri në 3 vite për kreditë për blerje të lëndës së parë.

Instrumenti i Garancisë Shtetërore do të zbatohet përmes marrëveshjeve që do të lidhen me 11 bankat tregtare që operojnë në sistemin bankar, ku bizneset e sektorit të industrisë përpunuese do të kenë mundësi deri në fund të muajit tetor 2024 të aplikojnë pranë tyre për kredi me kushte lehtësuese, ndërsa deri në fund të këtij viti është caktuar afati përfundimtar për lidhjen e kontratave të kredisë”, bën me dije Ministria e Financave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×