English

Kryeministri Rama përshkallëzon masat, në ‘shtetrrethim’ dhe 5 qarqe

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri, Edi Rama ka lajmëruar marrjen e masave të tjera shtrënguese për coronavirusin, duke bërë të ditur se do të ndërpritet qarkullimi i automjeteve dhe në 5 qarqe të tjera përveç Tiranës dhe Durrësit. Gjithashtu, kreu i qeverisë tha se, ashtu si në Tiranë dhe Durrës dhe në Lezhë, Shkodër, Fier, Vlore dhe Elbasan do të mbyllen të gjitha aktivitetet tregtare përveç marketeve, furrave të bukës dhe farmacive.

- Advertisement -

Përveç qarkullimit brenda këtyre qyteteve, nga e diela do të ndalohet dhe lëvizja e automjeteve në rrugët nacionale. Gjithashtu, ndonëse Korça nuk hyn tek qarqet në “shtetrrethim”, z. Rama tha se do të ndërpritet qarkullimi nga ku qark në drejtim të Elbasanit.

Nga këto masa, shkëputen lidhjes mes qyteteve më të mëdha në vend, si masë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të coronavirusit. “Do të këputen lidhjet mes këtyre qyteteve, do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara në perimetrin Tiranë-Durrës”, deklaroi kryeministri.

Po, ashtu kreu i qeverisë tha se televizionet do të duhet të ndërpresin të gjitha emisionet me më shumë se dy persona në studio. Z. Rama këshilloi që të mos përdoret ajri i kondicionuar pasi ndihmon në përhapjen e virusit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?