rPartia Demokratike e ka përshëndetur vendimin e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe u shpreh se duhet të vijohet pa humbur kohë me plotësimin e masave për kompensimin e dëmeve dhe procedurave të tjera për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi pesë ditë më parë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, që sipas tij ishte një mekanizëm që do ta detyrojë qeverinë që të plotësojë pa vonesa nevojat jetike të qytetarëve dhe të sipërmarrjes në vështirësi.
“Partia Demokratike përshëndet vendimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, 5 ditë pas kërkesës zyrtare të Kryetarit të Opozitës Lulzim Basha. Akti i shpalljes së masës së jashtëzakonshme duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, është detyim i shtetit shqiptar të përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie”, thuhet në deklaratën e PD-së.
Lexoni gjithashtu: