Kryeministri, Edi Rama do të bëjë të ditur në orën 19:00, planin financiar të qeverisë shqiptare për përballimin e pasojave të coronavirusit.
Z. Rama shprehet se, plani është konsultuar me ekspertë ndërkombëtarë dhe shpreh besimin se me “kontributin e secilit ne do dalim të gjithë më të mirë e më të fortë nga kjo luftë”.
Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë në Euronews Albania, z. Rama deklaroi se do të ketë kompensin për ata persona që kanë qëndruar në shtëpi dhe nuk kanë punuar gjatë masave kufizuese të vendosura nga qeveria.
“Shqetësim tani është paga e atyre që janë në shtëpi, por duhet të kenë besim sepse po ndërtojmë instrumentin financiar për të kompensuar çdo ditë të humbur nga puna, jo për shkak të tyre, as kompanisë, as qeverisë por për shkak të luftës”, theksoi z. Rama gjatë intervistës.
Lajm në përditësim