English

Qeveria shpërndan 52 mln euro për financimin e rrugëve, ja projektet e 2024-ës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria do të shpërndajë për financimin e rrugëve këtë vit edhe 52 mln euro të tjera.

- Advertisement -

Me këtë shtesë, synohet që të përshpejtohet ndërtimi në kantierët e hapur dhe të paguhen borxhet e krijuara rishtaz.

Me rishikimin e buxhetit, 52 milonë euro do të shkojnë për financimin e rrugëve deri në fund të vitit 2024.

Kjo shtesë do ta çojë fondin vjetor në 292 mln euro dhe do të synojë përshpejtimin e punës në kanteriet e hapur në disa prej akseve kombëtare.

Shtesa për buxhetin e infrastrukturës, diktohet edhe nga kërkesat e Ministrisë së Infrastrukturës, të bëra në pjesën e për të paktën 23 mln euro shtesë për shlyerjen e pagesave të prapambetura.

Por cilat kantiere kanë nevojë për ndërhyrje shtesë sot për sot?

Projekti i parë është rruga Korçë-Ersekë në pjesën e 3-të dhe fundit të saj, për të cilin do të hapet tender, ndërsa projekti i dytë është Unaza e Madhe e Tiranës.

Ndërkaq, ndër projektet e mëdha buxhetuar për sivjet janë tuneli i Llogarasë, rruga Elbasan – Qafë Thanë, pjesë e korridorit 8, si dhe 3 kontratat e partneriteti publik privat për rrugën e Arbrit, rrugën e Kombit dhe aksin Orikum – Dukat.

Ndërkohë, prioritet i qeverisë, përtej mundësive që ofron buxheti i këtij viti, mbetet duke filluar nga viti 2025, rruga Tiranë-Ndroq-Plepa, zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, rehabilitimi i aksit Fier-Kthesa e Patosit-Fratar dhe zgjerimi i segmentit “Milot-Rrëshen në Rrugën e Kombit”.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?