English

Qeveria turke paralajmëron Sirinë se do të përballet me një sulm në rast se nuk tërheqin trupat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas vrasjes së 5 ushtaravë turq në Siri, qeveria turke i bën thirrje qeverisë siriane të tërhiqet larg vijës së kontrollit turk.

- Advertisement -

Sulmi në bazën e re ushtarake në Taftanaz në provincën e Idlibit, ndodhi pikërisht një javë pasi 8 ushtarë u vranë nga një sulm i ushtrisë siriane.

Dy incidentet janë shënuar si më të rëndat mes dy trupave siriane dhe turke.

Gjatë ditë së sotme qeveria turke, me anë të përfaqësuesit të saj Omer Celik ka bërë të ditur se do të sulmojnë nëse ata nuk tërhiqen.

“Pas këtyre sulmeve, të gjithë elementët qeveritarë që u afrohen bazave tona, konsiderohen si armiq. Ata na sulmuan dy herë. Forcat e armatosura turke, do të përgjigjen ndaj forcave të regjimit në këtë zonë me të njëjtën gjë që bën armiku. Është regjimi sirian ai që e nisi këtë”, ka deklaruar zëdhënësi i presidentit turk.

Gjatë javëve të fundit qeveria siriane ka avancuar në terrenet e kontrolluara nga turqit duke sjellë largimin e 700,000 njerëzve nga shtëpitë e tyre për tu drejtuar drejt kufirit turk, aty ku deri më sot kanë gjetur strehë pothuaj 4 milionë sirianë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?