English

Qeveria ‘vjel’ shtresën e mesme, 17 mln euro nga tatimi progresiv

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

17 mln euro është parashikimi në projektbuxhet edhe për të ardhurat shtesë nga legalizimi i basteve online.

- Advertisement -

Në kategorinë e profesioneve të lira përfshihen juristë, farmacistë, dentistë, elektricistë e të tjerë, që aktualisht klasifikohen si të vetëpunësuar që paguajnë TVSh dhe Tatim mbi Fitimin.

Këto profesione përbëjnë atë që ekonomistët e klasifikojnë si shtresa e mesme, që në ekonomitë në zhvillim është motori i ekonomisë. Rrjedhimisht, goditja e kësaj shtrese përkthehet në goditje të ekonomisë.

Është e pasigurtë nëse propozimi i qeverisë për t’i përfshirë te taksimi progresiv e bën këtë apo jo. Por, e sigurt është që paketa e re fiskale nuk parashikon shtim barre fiskale për të pasurit. Aksionerët e kompanive të mëdha do të vazhdojnë të tërheqin fitimet vjetore nga bizneset e tyre, ose njohur si dividenti, me tatim 8 për qind.

Ky nivel tatimi për të pasurit është në fuqi prej 2020-s. Para këtij viti, dividenti tatohej 15 për qind. Ulja e tij përflitej si propozim i Arben Ahmetaj, në atë kohë ministër i Financave, që në 2016-n. Veç uljes, ligji i ndryshuar pati edhe efekt prapaveprues, duke u mundësuar të pasurve që të tërhiqnin me tatim 8 për qind edhe fitimet e realizuara të patërhequra të viteve të mëparshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?