English

Qeveria votohet të hënën, Konjufca: Nuk është koha e dorëheqjeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme që drejtohej nga Glauk Konjufca, e në të cilën ishin të pranishëm edhe kryetarët e grupeve parlamentare, shqyrtoi kërkesën e kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë.

- Advertisement -

Kryesia konstatoi se kërkesa i plotëson kushtet formale-juridike, prandaj vendosi që seanca të mbahet më 3 shkurt në orën 11:00, me të vetmen pikë të rendit të ditës: zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Pas mbledhjes, para mediave foli shkurt kryeparlamentari Konjufca, i cili kur u pyet nëse do të japë dorëheqje nga pozita e tij, e mohoi këtë opsion.

 “Nuk mendoj që në Kosovë është koha e dorëheqjeve, por e emërimeve”,  u shpreh z. Konjufca.

Askush nga përfaqësuesit e partive të tjera nuk ka dhënë deklaratë për media, përfshirë këtu edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Deri tani Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë arritur të bëjnë marrëveshje për bashkëqeverisje. Problem mes tyre mbetet edhe posti i kryeparlamentarit, i cili u propozua njëanshëm nga VV në seancën konstituive, e të cilin tani e kërkon Lidhja Demokratike deri në zgjedhjen e Presidentit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?