English

Qeverisë i mungojnë dy të tretat e fondeve të nevojshme për rindërtim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria nuk ka lëshuar ende një shifër të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit, por ekspertë të ekonomisë dhe turizmit flasin për një faturë gati 1 miliardë euro. Komiteti i Rindërtimit tha se e nis angazhimin me 200 milionë dollarë, ku vetëm 57 milionë euro janë nga buxheti i shtetit.

- Advertisement -

Pjesa tjetër janë dhurime nga institucione të huaja, kompani dhe qytetarë, si dhe shtete mike. Por mungojnë 60 përqind e fondeve të nevojshme për rindërtim.

Bashkimi Evropian ka mekanizma dhe fonde solidariteti për rastet e fatkeqësive natyrore për shtetet kandidate. Qeveria po punon intensivisht me strukturat përkatëse të Komisionit Evropian. Duket se vendet anëtare të BE-së, si Gjermania apo Italia mund të jenë duke pritur për Konferencën e Donatorëve të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë që mekanizmat e Bankës Botërore kanë një qasje ndaj zhvillimit të qëndrueshëm të zonave të prekura nga katastrofat natyrore, qeveria jonë nuk ka ende një Fond të plotë Rindërtimi, apo një program të mirëmenduar për rimëkëmbjen.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×