English

Qindra emigrantë sirianë kalojnë natën në kufirin greko-turk

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

I ftohti dhe nata nuk i mbrapsën aspak me qindra emigrantë të cilët ishin në pritje të hapjes së rrugës për të kaluar në kufirin grek, e cila për ta shënon edhe  hyrjen në Kontinentin e Evropës.

- Advertisement -

Ata e kaluan natën në afërsi të Pazarkules, pikës kufitare mes Greqisë dhe Turqisë. Emigrantët filluan të mblidheshin në pikat kufitare lidhëse me Europën pas njoftimit të dhënë nga shumë për hapjen e kufijve, si kundërpërgjigje ndaj vrasjes se 33 ushtarëve turq ditën e enjte.

Fqinjët e Turqisë Greqia dhe Bullgaria forcuan kontrollet në kufijtë e tyre në përgjigje të kërcënimit të Ankarasë për të rihapur kufijtë, të cilët u mbyllën mbi bazën e një marrëveshjeje të nënshkruar në 2015-2016 për të ndaluar krizën e migracionit.

 Kryeministrat e dy vendeve anëtare të BE-së, bën të ditur se nuk do të tregojnë asnjë tolerancë në kufijtë e tyre, sidomos në një periudhë të tillë ku Europa është goditur nga coronavirus.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?