English

Qindra persona të vrarë, Netayahu: Sulmet në Gazë janë vetëm fillimi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri izraelit, Benjamin Nentnyahu, tha se sulmet e kryera në Gazë, që lanë të vrarë qindra persona, shumica gra dhe fëmijë, janë “vetëm fillimi”, duke shtuar se Izraeli do të vazhdojë derisa të arrijë të gjitha qëllimet e luftës: Të shkatërrojë Hamasin dhe të lirojë të gjitha pengjet që mbahen nga grupi palestinezë, që është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

- Advertisement -

Netanyahu urdhëroi sulmet që vranë mbi 400 persona, pasi Hamasi refuzoi kërkesën që të ndryshohet marrëveshja e armëpushimit e arritur në janar.

Netanyahu tha se negociatat e ardhshme për armëpushimin do të mbahen “nën zjarr”.

Ushtria izraelite ka urdhëruar njerëzit që të largohen nga lindja e Gazës dhe të nisen drejt qendrës së territorit, duke lënë të kuptohet se Izraeli së shpejti mund të nisë operacione tokësore.

Fushata e re ushtarake vjen pasi grupet e ndihmës kanë paralajmëruar se po mbarojnë furnizimet, dy javë pasi Izraeli ndërpreu të gjitha furnizimet me ushqime, ilaçe dhe karburante e mallra të tjera për 2 milionë palestinezët në Gazë.

“Izraeli nga tani e tutje do të veprojë kundër Hamasit me fuqi të shtuar ushtarake”, tha zyra e Netanyahut.

Më shumë se 400 njerëz janë vrarë pasi Izraeli nisi bombardime vdekjeprurëse në Rripin e Gazën, Liban dhe në jug të Sirisë kundër, siç tha, ekstremistëve që po planifikojnë sulme terroriste.

Ndërkohë, bombardime izraelite kërcënojnë shpërthimin e një konflikti të ri dhe të përgjakshëm rajonal.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?